Kim Kardashian është shfaqur në Beverly Hills mbrëmjen e së mërkurës, teksa vizitoi shtëpinë e një miku të saj.
Manjatja 43-vjeçare e “SKIMS” tregoi figurën e saj të famshme me një kostum të zi pa mëngë me të çara ovale që shkëlqejnë nga lëkura.
Nëna e katër fëmijëve, e cila festoi ditëlindjen e 11-të të vajzës North West javën e kaluar, shtoi dollakë të zeza dhe të ngushta, shkruan DailyMail.
Fashionistja i shtoi centimetra gjatësisë së saj, ndërsa vendosi një palë taka të larta pa kurriz me rripa transparent.
Kardashian u largua nga rezidenca e shoqes së saj me kamionin e saj të zi, Tesla Cyber.
Bukuroshja u duk se nuk e kishte bërë grimin, duke zbuluar lëkurën e saj të pastër.
Gjoksi i saj u shfaq në pamjen e saj ”të egër”, të cilën ajo e mbajti të thjeshtë duke anashkaluar bizhuteritë. /Telegrafi/