Telegrafi

Kim Kardashian shfaqet me dukje të ngjashme që Einxhel Shkira kishte një vit më parë, ironizon moderatorja: Kur i veshim ne nuk dukemi aq bukur

Emra të njohur vajzash të ekraneve shqiptare janë në trend me ritmin e modës si ato të të famshmëve botëror.

Nisur nga këngëtaret, aktoret apo moderatoret dhe blogeret ato janë në hap me paraqitjet plot stil që mund t’i shohim edhe në tapetet të kuq të premierave në botë, në disa raste edhe para tyre.

Kështu ka ndodhur me një veshje që prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Einxhel Shkira kishte veshur një vit më parë, e që së fundmi u pa me të ngjashme edhe ylli televiziv, Kim Kardashian.

Foto: Getty Images

Moderatorja shqiptare ka publikuar një imazh të saj dhe të Kim, ku të dyja shihen me veshje pothuajse identike që përbëhej nga materiali transparent dhe lëkurë e bardhë.

Me pamjen e tillë, Kim mori vëmendje në eventin “Time 100” që u mbajt pak ditë më parë.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

Ndërkohë, prillin e vitit të kaluar Einxheli u shfaq me këtë ‘look’ gjatë ditëlindjes së aktores Monika Lubonja.

Lexo po ashtu Kim Kardashian thotë se do të hiqte dorë nga karriera televizive për t’u bërë avokate

Këtë ngjashmëri në veshje Einxhel e ndau me fansat në Instagram duke ironizuar se kur vishen nga vajzat shqiptare nuk duken aq bukur sa ato ndërkombëtare.

Foto: Einxhel Shkira/Instagram

“Prill 2022, nejse kur e veshim ne nuk ngjajmë dhe aq bukur, por kur i veshin ato jashtë duken më mirë, por gjithsesi e postova për inat të atyre që thanë vjet ku shkon kjo e veshur kështu”, ka shkruar Einxhel.

Ndryshe, pasi ishte një nga finalistet e BBVA vitin e kaluar, Einxhel tashmë është bërë nënë e një djali nga lidhje me DJ Dagz me të cilin u takua pikërisht në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/

Foto: Einxhel Shkira/Instagram