Telegrafi

Kim Kardashian shfaqet atraktive në tanga në setin e ri fotografik, rrëmben vëmendjen e të gjithëve

Pasi vetëm pak ditë më parë u përfol se ndryshoi ngjyrën e flokëve vetëm për t’iu përshtatur Lamborginit të saj, Kim Kardashian vazhdon të jetë sërish në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, ajo ka udhëtuar për në Miami, vend, në të cilin është duke kaluar disa ditë të mira pushimi.

Lexo po ashtu Kim Kardashian i bëri flokët të gjelbra vetëm për tu kombinuar me Lamborginin e saj

Siç di të bëjë çdo herë, edhe këtë radhë, 37-vjeçarja ia ka dalë mbanë që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ka realizuar një set të ri fotografik në Miami, ku është shfaqur vetëm në tanga.

Në pjesën e sipërme, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, ndërsa flokët e kishte të kapura lartë, e të lëshuara në pjesën mbrapa.

Në disa fotografi të kapura paparaci, Kim shfaqet mjaft atraktive ndërsa vë në pah të pasmet e saj të mëdha.

37-vjeçarja pritet që t’i ndajë së shpejti edhe me fansat në rrjetet sociale disa fotografi nga ky set. /Telegrafi/