Kim Kardashian publikoi disa imazhe mahnitëse në Instagram, për të promovuar koleksionin e ri të notit SKIMS për pranverën 2025.
Në fotografi, ajo pozon me një bluzë të bardhë të lagur dhe një palë bikini bojëqielli në një plazh ekzotik.
Postimi i saj, i shoqëruar me mbishkrimin “Vjen më 6 mars: Dyqan i ri Swim”, bëri bujë menjëherë, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Kim po përgatitet për lançimin e partneritetit të saj me Nike.
Linja e re NikeSKIMS, e cila synon të kombinojë stilin dhe performancën, pritet të debutojë këtë pranverë.
“Çdo detaj është fiksuar me kujdes”, tha Kim, duke theksuar synimin për të revolucionarizuar veshjet sportive për gratë.
Nike konfirmoi se ky bashkëpunim do të sjellë një linjë të gjerë veshjesh dhe aksesorësh, duke vendosur një standard të ri në industrinë e modës sportive. /Telegrafi/