Telegrafi

Kim Kardashian shfaq tiparet trupore, vishet vetëm me të brendshme

Kim Kardashian Foto: Instagram/kimkardashian

Ajo është duke punuar shumë një linjat e reja të biznesit të saj, që kryesisht kanë të bëjnë me të brendshme.

Bëhet fjalë për ‘Skims’, nga Kim Kardashian, e cila zgjedh shpeshherë të reklamojë vetë produktet, shkruan Daily Mail.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ardhur me disa poza të reja, e mjaft tërheqëse.

Kim përmes telefonit ka shkrepur disa fotografi, derisa shihet duke pozuar para pasqyrës vetëm me të brendshme.

Padyshim që asaj iu theksuan tiparet e bujshme trupore, për të cilat komentohet në pothuajse mbarë botë.

Me shumë pak makijazh, ajo shkëlqeu me dukjen e radhës, derisa flokët vendosi që t’i lidhë prapa kokës.

Të tilla imazhe erdhën edhe më vonë, por me dizajnë dhe ngjyra nga më të ndryshmet. /Telegrafi/