Ajo po shijon disa ditë të mira pushimi me familjen e saj larg aktiviteteve të përditshme.
Por, Kim Kardashian nuk mund të mos vinte në pah figurën e saj trupore, ndërsa u shfaq në plazh në bikini të zeza.
38-vjeçarja dukej e mahnitshme dhe kjo pamje e saj vazhdon të jetë në fokus, edhe pse është nënë e katër fëmijëve.
Këtë muaj ajo është bërë nënë për herë të katërt e një djali të ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese, të cilin e ka pagëzuar me emrin Psalmi.
Bukuroshja amerikane javë më parë po ashtu, festoi edhe pesëvjetorin e martesës me Kanye West, ku ky i fundit e befasoi me një takim me Celine Dion.
Theksojmë se modelja Kardashian personifikohet si një nga femrat më të suksesshme në saje të linjës së saj të kozmetikës. /Telegrafi/