Site icon Telegrafi

Kim Kardashian shfaq linjat trupore në një fustan lëkure, në ceremoninë e 10-të të ‘Çmimit Breakthrough’

Kim Kardashian dukej seksi, teksa merrte pjesë në ceremoninë e 10-të të ‘Çmimit Breakthrough’ të mbushur me yje në Los Anxhelos të shtunën.

Ylli shfaqi kthesat e saj të famshme në një fustan lëkure me qafë të bardhë që i ngjitej figurës së saj.

Dizajni paraqiste prerje në anët dhe theksonte dekoltenë e bollshme të bukuroshes.

Kim, i shtoi veshjes një prekje të zjarrtë duke lëshuar flokët e saj të gjatë deri në bel, në një pamje të lagur, shkruan DailyMail.

Ceremonia e 10-të e ‘Çmimit Breakthrough’ feston arritjet novatore në shkencë dhe matematikë.

Për sa i përket glamit, Kim zgjodhi qerpikë dramatikë, një prekje të skuqjes rozë në faqet e saj dhe shkëlqim të kuq në buzë. /Telegrafi/

Exit mobile version