Telegrafi

Kim Kardashian së bashku me të gjithë fëmijët kanë qenë të infektuar me coronavirus

Kim Kardashian (Foto: YouTube)

Nuk kaloi shumë kohë pas transmetimit të episodit të “Keeping Up With The Kardashians” që përdoruesit e Twitter të akuzojnë Kim për infektimin me virus në udhëtimin për ditëlindjen e 40-të në Tahiti.

Megjithatë, ajo ishte e shpejtë për t’iu përgjigjur kësaj akuze duke thënë, “E pavërtetë. Askush nuk u infektua me coronavirus gjatë udhëtimit. Saint ishte i pari që u infektua dhe ai e mori atë në shkollë nga një fëmijë tjetër, dhe unë më pas meqë kujdesesha për të”.

Kim Kardashian kishte një përvojë të keqe me COVID-19 së bashku me fëmijët e saj, madje iu desh edhe ta mbyllte shfaqjen për dy javë me radhë.

Kim Kardashian (Foto: YouTube)

Një promo e “Keeping Up with the Kardashians” tashmë zbuloi se Saint kishte rezultuar pozitiv – por të enjten mbrëma në episode u zbulua se më pas u prekën të gjithë.

Kim thotë se Saint rezultoi pozitiv pas një përhapje të madhe në shkollën e tij dhe ishte vërtet e shqetësuar pasi po qante dhe kollitej vazhdimisht. Sigurisht, me të tre fëmijët e tjerë në shtëpi, ajo gjithashtu ishte e shqetësuar përkundër se nuk shpëtuan asnjëri prej tyre.

North filloi të ndjehej e sëmurë menjëherë pas, dhe përfundimisht së bashku me Kim zbuluan se kishin coronavirusin. Në atë moment, produksioni vendosi të mbyllte të gjitha xhirimet e ‘KUWTK’ për 14 ditë derisa familja ishte në karantinë.

Për fat të mirë, të gjithë u rikuperuan mirë, por duket se ylli televiziv dështoi në dy provime. Në fillim të kësaj jave, ajo tha se po mësonte sërish.

E njëjta më parë deklaroi se Kanye West gjithashtu e kishte atë në ditët e para të pandemisë. /Telegrafi/