Ajo ditë më parë lansoi linjën e re të kozmetikës, për të cilën është inspiruar nga vitet e 90-ta.
Dhe Kim Kardashian po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe jo vetëm.
Bukuroshja amerikane me prejardhje armene, është po ashtu mjaft aktive dhe e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale.
Së fundmi, ylli 38-vjeçar ka ndarë një fotografi në llogarinë e saj personale, teksa rrëmben vëmendje me dukjen e saj atraktive.
Pavarësisht se është nënë e katër fëmijëve, Kardashian mahnit me linjat trupore që posedon.
Zeshkania tash e disa vite është e martuar me reperin Kanye West dhe kanë katër fëmijë, vajza gjashtëvjeçare North, djali trevjeçar Saint, Chikago, 15 muajshe dhe të një djali të vogël nga një nënë surrogateje. /Telegrafi/