Ajo humbi unazën e saj të fejesës me diamant 20 karatesh, duke u mbajtur e izoluar në banesën e saj në Paris, shkruan Daily Mail.
Por, vetëm disa ditë para ngjarjes së hidhur, Kim Kardashian ndau historinë prekëse se si burri i saj Kanye West e befasoi atë në mes të natës duke i lënë stolinë në jastëkun e saj, transmeton KosovaPress.
Reperi gjithashtu tregoi anën e tij romantike duke e lënë unazën 4 milionë dollarësh, të gdhendur nga Lorraine Schwartz me fjalën ‘Adidas’ për shkak të markës së tij.