Site icon Telegrafi

Kim Kardashian rikthehet me pozat me bikini

(Foto: Getty Images)

Vitet kalojnë, mirëpo Kim Kardashian vazhdon të jetë mbretëresha e rrjeteve sociale.

37-vjeçarja është rikthyer me disa poza me bikini, me të cilat edhe njëherë e “ka rrënuar” internetin.

Imazhet janë pjesë e prapaskenave nga seti fotografik për fushatën e të brendshmeve të Calvin Klein.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kim Kardashian

Fansat e kanë mirëpritur shfaqen e Kimit me të brendshme, ndërsa postimet e saja në Instagram kanë marrë miliona pëlqime.

Në ndërkohë kanë vazhduar kritikat kundrejt saj për përdorim të Photoshopit në rregullimin e fotografive.

Për dallim nga e kaluara, Kardashian kësaj radhe ka vendosur që të mos i komentojë kritikat.

Pozat në plazh, në ujë apo duke marrë rreze kanë marrë gjithë vëmendjen e fansave. /Telegrafi/

Exit mobile version