Kim Kardashian iu rikthye rrënjëve të saj tipike femërore teksa udhëhoqi ardhjen e yjeve në festën e “GQ’s Men Of The Year” në Los Anxhelos të enjten mbrëma.
Ylli televiziv, 43 vjeçe, ndezi polemika për mbulimin e numrit të veçantë të revistës për meshkuj, të cilin disa e quajtën ‘memece dhe super të pandjeshme’ – pavarësisht se ishte femër, shkruan DailyMail.
Kim i largoi polemikat ndërsa zbriste në tapetin e kuq me një fustan kamoshi ‘të egër’ që tregonte kthesat e saj.
Fustani e nënës së katër fëmijëve, ishte shumë seksi në pjesën e pasme, dhe kishte një dekolte me kapëse dhe qëndisje gotike në formë kryqi.
Në vend të flokëve të saj të errët, ajo hodhi një parukë të gjatë bionde që i binte deri në bel.
Grimerja e Kimit, Ariel, i dha superyllit sy të ndezur ngjyrë kafe dhe buzë nudo me shkëlqim.
Themeluesja e “SKIMS”, tregonte shumë vetëbesim, teksa shfaqte pamjen e saj para kamerave përpara ceremonisë.
Çmimet e së enjtes mbrëma nderuan një përzgjedhje njerëzish që kanë formësuar kulturën, modën, argëtimin dhe sportin në vitin 2023. /Telegrafi/