Telegrafi

Kim Kardashian publikon një fotografi të rrallë nga viti 1998

Foto: Getty Images

Super ylli Kim Kardashian vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në media.

Së fundmi, ajo pushtoi edhe njëherë rrjetin me disa fotografi provokuese të realizuara për të promovuar linjën e saj të re të produkteve kozmetike.

Ajo është një nga emrat më të ndjekur në rrjetin social Instagram, llogari të cilën shpesh e shfrytëzon për të bërë reklamat e saj.

Ndryshe nga herët tjera, Kim ka publikuar kësaj radhe një fotografi të rrallë, të realizuar në vitin 1998.

Në këtë imazh, ajo shfaqet me babanë e saj, teksa a një pamje krejt më ndryshe nga ç’është sot.

Në atë kohë, Kim ishte e panjohur për opinionin, ndërsa vite më pas u shndërrua në një personazh publik me vëmendje të madhe nga mediat.

Foto: Getty Images

Ajo është e martuar me reperin Kanye West dhe së bashku kanë tre fëmijë: vajzat North dhe Chikago, dhe djalin, Saint. /Telegrafi/

Foto: Getty Images