Super ylli Kim Kardashian është duke qëndruar këto ditë pranë gjyshes së saj.
Ajo ka treguar se kur ishte fëmijë, qëndronte me gjyshen në shtëpinë e saj në San Diego të Kalifornisë, e cila është dy orë larg Los Angelesit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Gruaja e Kanye Westit ndau me fansat një imazh të rrallë nga fëmijëria e saj, ku shfaqej si një vogëlushe e ëmbël, veshur me një fustan interesant.
I actually remember this day. I was staying with my grandma & grandpa in San Diego and she got me this dress from her kids clothing store and we had to stop and take a picture because that’s what grand parents do 🤗❤️📷 pic.twitter.com/EJMfI3sGMT
— Kim Kardashian (@KimKardashian) January 21, 2019
“Unë në fakt e mbaj mend këtë ditë” – kështu e filloi përshkrimin e fotografisë 38-vjeçarja.
“Isha duke qëndruar me gjyshen time në San Diego dhe ajo më mori këtë fustan nga dyqani i saj i veshjeve për fëmijë, dhe ne kishim ndaluar për të marrë një fotografi sepse kjo është ajo që gjyshërit bëjnë”, ka shkruar tutje Kim.
Fustani i saj në atë kohë ishte mjaft i bukur, me ngjyrë të kuqe dhe mëngë të bardha dhe të zeza.
Ajo gjithashtu kishte vënë edhe një gjerdan për të kombinuar veshjen e saj.
Kim përndryshe këtë vit do të bëhet nënë për herë të katërt, dhe fëmijën e saj do ta sjellë në jetë një nënë zëvendësuese. /Telegrafi/