Kim Kardashian është një prej personazheve më me ndikim në rrjetet sociale.
Ajo është e ndjekur nga miliona fansa, dhe e gjitha kjo falë serialit të familjes së saj, “Keeping up with the Kardashians”.
Kim dhe familja e saj kishin filluar realizimin e këtij seriali në vitin 2007, pa e ditur influencën e madhe që do të krijonte në media.
Së fundmi, Kim ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të vitit 2007, ku shfaqet me bikini duke u larë në det.
Ajo shkruan në përshkrimin e fotografisë se këtë imazh e kishte realizuar pikërisht në kohën kur kishte filluar xhirimet e serialit.
“2007, ne filluam të xhironim ‘Kepping up with the Kardashians’ këtë vit”, ka shkruar 37-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar. /Telegrafi