Telegrafi

Kim Kardashian provokon fansat në fotografinë e fundit, fustani i saj tregon më shumë se ç’duhet

Kim Kardashian West (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Super ylli Kim Kardashian vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediat botërore.

Ajo është tejet aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Kim Kardashian (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Kim ka ndarë me ndjekësit një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet provokuese në një fustan të zi.

Fustani me prerje, bëri që asaj për pak t’i zbulohet pjesa intime, gjë që ka ngacmuar kështu imagjinatën e ndjekësve të saj.

Kim Kardashian West (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

“E gjeta këtë foto nga udhëtimi im i fundit në Miami”, ka shkruar ajo ndër të tjera në mbishkrimin e fotografisë.

Kardashian vazhdon të mbetet në top formë edhe pse nënë e tre fëmijëve.

Së fundmi, ajo me bashkëshortin e saj Kanye West, u komentuan për paarqitjen e tyre në premerën e muzikalit ‘The Cher Show’ në Teatrin “Broadway”, në New York. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Jenny Anderson/Getty Images/Guliver)