Kohët e fundit ajo ishte dëshmitare në pagëzimin e tre fëmijëve të saj më të vegjël – Saint, tre vjeç, Chicikago, 20 muajshe dhe Psalmi, katër muajsh, të cilët u pagëzuan në atdheun stërgjyshor të familjes së saj.
Dhe Kim Kardashian pasi përfundoi këtë punë, u kthye në biznes kur ndoqi Kongresin Botëror për Teknologjinë dhe Informacionit (WCIT) në Kompleksin Sportiv dhe Koncertin “Karen Demirchyan” në Jerevan të Armenisë, të martën në mëngjes, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
38-vjeçarja dhuroi puthje për shikuesit kur u fut në skenë, ndërsa përgatitej të diskutonte perandorinë e saj të bukurisë në ngjarjen vjetore, e cila mbahet mes të dielës dhe të mërkurës.
Nëna e katër fëmijëve, Kim Kardashian ishte veshur me një kostum të bardhë, i cili vuri në pah mjaft mirë linjat e saj atraktive.
Bukuroshja zeshkane ishte në elementin e saj ndërsa mori një pamje lozonjare në këtë ngjarje, katër vjet pas vizitës së saj të parë në këtë vend.
Ky kongres mirëpret akademikë, teknologë dhe sipërmarrës kryesorë në botë, seanca pritëse për përparimet teknologjike, si dhe inteligjencën artificiale, realitetin virtual, sigurinë në internet dhe ndryshimin e klimës. Ngjarja e këtij viti pason me temën “Fuqia e Decentralizimit: Premtimi dhe rreziku”.
WCIT synon të hulumtojë ndikimin pozitiv dhe negativ të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në fitimet dhe prosperitetin, sigurinë, demokracinë dhe njerëzimin.
Ajo u bashkua në skenë me biznesmenen Magdalene Yesil, dhe më vonë u angazhua në një panel diskutimesh me Alex Chung, themeluesin e Reddit dhe burrin e Serena Williams, Alexis Ohanian, dhe themeluesin e PicsArt, Johnses Avoyan.
Kim u u bë e famshme si pjesëmarrëse në serialin televiziv “Keeping Up With The Kardashians” në vitin 2007, por që atëherë është shndërruar në një biznesmene të suksesshme, me një seri suksessesh si sipërmarrëse e produkteve të kozmetikës, veshjeve dhe aroma parfumesh nën patronatin e saj.
Bukuroshja Kardashian thuhet se krenohet me një vlerë neto prej 370 milionë dollarësh të hyrja vjetore. Kohët e fundit, ajo nxori në treg linjën e saj të rrobave, SKIMS, e cila raportohet se hrumbulloi dy milionë dollarë fitime në minuta, sipas TMZ.
Duke përdorur ndjekësit e saj në rrjetet sociale si një fokus për produktet e saj, Kim tha në këtë ngjarje: “Kur po lëshoja në treg aromën time të parë, unë i pyeta fansat në Twitter: A duhet ta përdor këtë hije rozë, apo një rozë më të errët?”
“Dhe unë me të vërtetë dëgjova këshillat që të gjithë po më jepnin mua përmes Twitterit, dhe kjo formësoi një pjesë të madhe të markës sime”, tha ajo. /Telegrafi/