Telegrafi

Kim Kardashian prezanton linjën e saj të të brendshmeve

Kim Kardashian West (Foto: Alex Wong/Getty Images/Guliver)

Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, më në fund e ka prezantuar linjën e saj të të brendshmeve – Kimono. 38-vjeçarja ka ndarë disa imazhe nga “Kimono Solutionwear”, e cila tregon se sipërmarrja e saj e re pritet të dalë së shpejti në treg.

“Më në fund mund të ndaj me juve këtë projekt që e kam nisur vitin e kaluar. Kam qenë e pasionuar pas kësaj qe 15 vite. Unë e kam prezantuar këtë stil për gjithë këtë kohë”.

“E kam krijuar këtë stil për të gjitha ato kohë që kam kërkuar të vishja një fustan apo fund me një çarje dhe ende kishte nevojë për mbështetjen”, shkruan ndër të tjerash Kardashian.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Vlen të ceket se Kim është një sipërmarrëse tejet e fuqishme, me disa biznese personale.

Ajo po ashtu është nënë e katër fëmijëve, vajzës gjashtëvjeçare North, djalit trevjeçar Saint,  Chikagos, 15 muajshe dhe të një djali të sapolindur nga një nënë surrogate. /Telegrafi/