Telegrafi

Kim Kardashian prezanton koleksionin e ri, mahnit në fustanin e dizajnuar me fytyrën e saj

Ajo është gjithmonë e gatshme dhe me pamje të freskët për fansat e saj.

Dhe Kim Kardashian shfaqi edhe një herë linjat e bujshme trupore në një fustan të dizajnuar me fytyrën e saj, për koleksionin e ri.

Fotografitë ndërkohë në rrjete sociale u publikuan dje (e mërkurë), ndërsa morën reagime nga më të ndryshmet.

Foto: Instagram

40 vjeçarja, e cila është shumë aktive në rrjete sociale, duket në top formë në fustanin e koleksionit të saj të fundit ‘KKW Beauty’.

“Fakti argëtues … dhoma ime ishte e gjitha livando dhe ngjyra vjollcë ka qenë gjithmonë shumë e bukur dhe e pëlqyer për mua, prandaj doja që koleksioni im i ditëlindjes të kishte paletën më të bukur të purpurt”, ka shkruar ajo.

Linja u prezantua në ditëlindjen e Kim në kohën kur ajo lindi, më 21 tetor në 10:46 të mëngjesit.

Foto: Instagram

Për ditëlindjen e 40-të, Kardashian organizoi një festë madhështore me miqtë dhe familjen në një nga ishujt më të njohur në botë.

Megjithatë, ajo u kritikua për shkak të grumbullimit të njerëzve në një kohë pandemie. /Telegrafi/

Foto: Instagram