Kim Kardashian shfaqi format e saj elegante në një set të të brendshmeve nga koleksioni i saj më i ri, bashkëpunimi mes “Dolce & Gabbana dhe SKIMS”.
Në fotografi të realizuara nga fotografi Hugh Wilson, 44-vjeçarja dukej mahnitëse me sytjena të zezë rrjete dhe pantallona të shkurta, duke përzier stilin klasik të D&G me komoditetin për të cilin SKIMS njihet.
Kim theksoi se koleksioni kërkoi shumë përkushtim, duke e cilësuar si një ëndërr të bërë realitet, shkruan DailyMail.
“Ishte një nder të bashkëpunoja me miqtë e mi Domenico dhe Stefano për këtë koleksion special”, tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se ky partneritet është një kombinim perfekt i stilit klasik dhe rehatisë moderne.
Koleksioni përfshin gjithashtu pjesëmarrjen e motrës së saj Kourtney Kardashian Barker, duke reflektuar një ribashkim pas konflikteve të mëparshme familjare.
Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana e përshkruan bashkëpunimin si një celebrim të përfshirjes dhe pozitivitetit të trupit, vlera që ndajnë me SKIMS.
Koleksioni “D&G x SKIMS” do të lançohet këtë të martë në SKIMS.com dhe dyqane të përzgjedhura. /Telegrafi/