Telegrafi

Kim Kardashian prezanton gjyshen e saj

Foto: Kim Kardashian West/Instagram

Super ylli Kim Kardashian, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Ajo po tregohet shumë aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, apo edhe duke i këshilluar që të qëndrojnë të qenë në këtë kohë pandemie.

Së fundmi, 39-vjearja publikoi një fotografi me dy nga personat më të dashur të saj dhe si rrallë herë, ka prezantuar para kamerës gjyshen e saj.

Kim Kardashian West (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në këtë fotografi të ndarë me 166 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Kim  shfaqet duke pozuar pranë nënës së saj, Kris Jenner, dhe gjyshes, Mary Jo Campbell.

Që të trija duken bionde në këtë fotografi, ndërsa kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e Kimit.

“Femrat e mia të preferuara. Fakt qesharak, gjyshja ime ka një llogari të mërzitshme të IG për të parë se çfarë bëmë ne të gjithë”, shkroi Kardashian në mbishkrimin e kësaj fotografie. /Telegrafi/

Kim Kardashian West (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)