Kim Kardashian vazhdon të mbetet një ndër femrat më të përfolura në arenën ndërkombëtare.
Ajo ka shumë “armiq” rreth vetës, ndërsa është raportuar se me shumë prej tyre nuk flet viteve të fundit.
Ka tash e një vit që Kim nuk ka folur fare me Caitlyn Jenner, i cili është babai transversit i motrave të saj.
“Ka qenë pak e vështirë gjatë dy viteve të fundit me Kardashianët”, ka treguar Jenner për mediat.
“Të jem e sinqertë, nuk flas me to më. Me Kim s’kam folur për një vit. Ato s’më duan mua në jetën e tyre, më përplasen shumë keq. Është shkatërruese kur fëmijët tuaj bëjnë këtë gjë. Më të vërtetë jam e lënduar. Nuk e di çfarë mban e ardhmja. Do ta shohim”, ka shtuar më tej ajo.
Ndërkohë, thuhet se arsyeja pse Kim nuk flet me të është përmbajtja e librit të aktivistit transeksual.
“Cait flet për familjen, por nuk fliste me ta së pari, ashtu siç bëri me intervistën e Vanity Fair,” një burim brenda familjes. /Telegrafi/