Kim Kardashian ka drekuar me Kourtney dhe Larsa Pippen.
Modelja është fotografuar këtë të enjte në Beverly Hills, Kaliforni, ku kaloi ditë të këndshme me familjarë të saj.
Këtë herë, te Kim, binte në sy mungesa e “extensions”-it që ajo përdor shpesh në daljet e saj publike.
Dekolteja e zezë dhe xhinset e ngushta, nxirrnin në pah më së miri format tejet joshëse të modeles.
Kourtney Kardashian dhe Larsa Pippen ishin dy modelet e tjera bukuroshe që shoqëruan Kim në këtë drekë, ku binte në sy prania, tërë kohës, e truprojave.
Këta të fundit shoqërojnë kudo, Kim dhe familiarët e saj, që prej grabitjes së famshme në tetor, në Paris. /Telegrafi/