Telegrafi

Kim Kardashian preferon bakllavën (Foto)

Kim Kardashian duket se është një adhuruese e flaktë e ëmbëlsirave prej regjionit nga ajo vjen.

Specialiteti i bakllavës i njohur nga vendet e lindjes dhe shumë i preferuar edhe në vendin tonë, duket se po i pëlqen edhe Kim Kardashianit.

Bukuroshja me origjinë nga Armenia nuk ka hezituar që të postojë një foto duke ngrënë ëmbëlsirën në fjalë, e cila edhe i ka shijuar shumë.

Kim Kardashian përkundër milionave duket se preferencat i ka ende shumë modeste, duke rikthyer gjithnjë ndjenjën nga vendi prej ku ajo vjen.

Kim aktualisht po tenton të rregullojë jetën private me bashkëshortin Kanye West i cili po tenton të rikuperohet. /Telegrafi/