Telegrafi

Kim Kardashian pozon provokuese në të brendshme para pasqyrës

Foto: Getty Images

Ndonëse është gjithmonë e zënë me orarin e saj të ngjeshu,r KIm Kardashian gjen çdo herë kohë për të publikuar ndonjë fotografi në rrjetet sociale.

Jo të rralla janë rastet kur Kardashian ndan me ndjekësit ndonjë fotografi provokuese, e cila më pas rrëmben vëmendje të madhe dhe bëhet temë e mediave.

I tillë është rasti i fotografisë së fundit që Kim ka publikuar për fansat e saj në InstaStory.

Kësaj here ajo shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese para pasqyrës, e veshur në bikini.

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

Si çdo herë tjetër, Kim ka vënë në pah format trupore, për të cilat është mjaft e kujdesshme që të kryejë ushtrimet me rregull, për të mbetur gjithnjë në top formë.

37-vjeçarja vendosi që këtë herë të pozojë në një ‘selfie’ atraktiv para pasqyrës, teksa në prapavijë dukeshin disa nga rrobat e saj të varura.

Ajo këtë vit solli në jetë fëmijën e saj të tretë, vajzën të cilën e pagëzoi me emrin Chikago. /Telegrafi/

Foto: Getty Images