Telegrafi

Kim Kardashian pozon në numrin e ri të revistës “Time”, pranon se vuan nga ‘sindroma e mashtruesit’

Kim Kardashian është në kopertinën e një reviste tjetër, por kjo është paksa ndryshe.

42-vjeçarja e cila ka kaluar së fundmi disa kohë në New York, është në kopertinën e numrit të “Time 100 Most Influential Companies”, shkruan DailyMail.

Kompania e saj “SKIMS” është përfshirë në një listë të gjatë me kompanitë e njohura që përfshijnë “Taco Bell”, “Disney” dhe “TikTok”, ku ajo ka tetë milionë ndjekës përveç 350 milionëve që e ndjekin tashmë në Instagram.

Revista përfitoi nga linjat trupore të Kimit për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje, e shfaq atë në kopertinë të veshur me një kostum të zi të ngushtë të frymëzuar nga marka “SKIMS” dhe doreza të zeza lëkure me prerje dhe kopsa poshtë këmbës së djathtë.

Flokët e saj ishin të stiluara drejt dhe ajo mbante një grim natyral me një buzë ngjyrë rozë.

Lexo po ashtu Kim Kardashian publikon imazhe atraktive nga ushtrimet intenzive me trajneren shqiptare, e cila po ia shtynë limitet

Multimilionerja është modeste kur flet për suksesin e kompanisë së saj të veshjeve që u lansua në vitin 2019 dhe u vlerësua me 3.2 miliardë dollarë në vitin 2022.

“Ndjehem sikur, në rregull, e bëra atë”, tha ajo.

Ylli i “The Kardashians”, e cila kishte nënshkruar disa marrëveshje fitimprurëse të markës në të kaluarën, shpjegoi se ideja për të krijuar një markë veshjesh ka ardhur nga nevojat e saj.

“Filloi thjesht me gjetjen e veshjeve të banjës që kishin një nuancë lëkure që do të përputhej me ngjyrën time”, shpjegoi ajo. “Unë merrja veshjet e mia dhe i lyeja me qese çaji dhe kafe në vaskë”, shtoi Kim.

Kompania, në të cilën Kim është aksionerja më e madhe, që atëherë është zgjeruar duke përfshirë veshjet e pritjes, brekët dhe sytjenat, dhe të enjten do të lansojë linjën e saj më të fundit me veshje sportive.

Ajo gjithashtu zbuloi se “SKIMS” do të lansojë në treg një linjë rrobesh për meshkuj në vjeshtë dhe do të krijojë disa modele miqësore për meshkujt në të ardhmen.

Kim pranoi se zakonisht shpenzon orë të tëra çdo javë duke provuar produktet e markës së saj.

“Gjithmonë më pëlqen ta shoh në vetvete”, tha ajo. “Unë mund të them absolutisht kur më mungojnë disa pika”.

Kardashian thotë se ajo ka provuar rreth 7,000 veshje që nga fillimi i ndërmarrjes.

Ajo që mund të befasojë fansat dhe kritikët e saj është se ylli televiziv deklaroi në intervistën e dhënë revistës: “Unë kam ende sindromën e mashtruesit [e njohur edhe si Sindroma Imposter] ose çfarëdo tjetër, por mendoj se kjo është pjesë e asaj që më mban”.

Ajo e ka kthyer këtë shtysë në themelimin e dy bizneseve të tjera, “SKKN”, si linjë për kujdesin e lëkurës dhe “SKKY”, një kompani investimi.

Në moshën 42-vjeçare, ajo pranoi se ka një ‘vulë kohe’ në karrierën e saj si ndikuese.

“E kuptoj që ndoshta në të 50-at e mia, nuk do të dua të pozoj me të brendshme”, tha ajo, duke shtuar: “Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u dukur sa më e re. Ne nuk do të dalim pa u përpjekur”.

Por ajo po krijon një trashëgimi për katër fëmijët e saj: North, 10 vjeçe, Saint, shtatë vjeç, Chicago, pesë vjeçe dhe Psalm, katër vjeç, megjithëse nuk e ka kuptuar plotësisht se si t’i sjellë ata në biznes.

Ajo dhe vajza e saj më e madhe North, kanë hapur llogarinë e tyre të përbashkët në TikTok, të titulluar Kim and North, e cila ka 16.2 milionë ndjekës. /Telegrafi/