Kim Kardashian ka pozuar në kopertinën për meshkuj në revistën “GQ 2023” me një këmishë dhe kravatë, ndërsa bisedoi për përpjekjen e saj në veshje për meshkuj me “Skims” dhe se si është frymëzuar nga babai i saj i ndjerë, Robert Kardashian si në biznes ashtu edhe në modë.
Ylli i “Kardashians”, 43 vjeçe, huazoi nga meshkujt për pamjen e saj të kopertinës, duke veshur një këmishë “Brioni” me vija dhe xhaketë nga “The Row” së bashku me një kravatë “Paul Stuart” të viteve ’90 me një model gjeometrik.
Themeluesja e “Skims” – e cila mban gishtin e madh në gojë teksa mban një çantë “Cheetos” në foto – ajo ndjek gjurmët e yjeve të tjera të famshme si Jennifer Aniston, Serena Williams dhe Rihanna duke mbuluar numrin vjetor të revistës.
Ajo foli për linjën e re të veshjeve për meshkuj të markës së saj në kopertinën shoqëruese, duke thënë se ajo “thjesht donte që burrat të zbulonin se për çfarë bëhet e gjithë zhurma”.
Koleksioni i meshkujve “Skims”, i cili u lansua në fund të tetorit, përmban atletë të famshëm si ylli brazilian i futbollit Neymar dhe lojtari i San Francisco 49ers Nick Bosa duke modeluar veshjet komode, çorapet dhe shtresat bazë.
Dhe ndërsa shumë meshkuj mund të mos ndjekin çdo lëvizje të familjes Kardashian, bashkëthemeluesi i “Skims”, Jens Grede e krahasoi fenomenin me Michael Jordan.
“Shumë 19 vjeçarë që nuk e kanë parë kurrë Jordanin të luante dhe nuk luajnë vetë basketboll veshin atlete Air Jordan çdo ditë”, tha Grede. “Pra ndoshta nuk e shikoni “The Kardashians” çdo javë, por jeni një klient i Skims”.
Kim i jep meritat babait të saj, Robertit – i cili mbrojti OJ Simpson gjatë gjyqit të tij për vrasjen – me nxitjen e interesit të saj për botën e modës, duke kujtuar se si dikur i pëlqente të rrinte në dollapin e tij plot me veshje stilistësh.
“Kur isha pesë ose gjashtë vjeçe, po ngjitesha në një raft dhe rafti u largua”, tha ajo për GQ.
“Më kujtohet vetëm se u zgjova në spital me një tronditje”, tha Kim.
“Ai gjithmonë donte të dukej mirë”, shtoi Kim.
“Diesel ishte një nga markat që ne mbanim. Zyra e babait tim ishte afër tyre, kështu që ai ndalej gjithmonë aty”, thotë ylli për revistën GQ. /Telegrafi/