Telegrafi

Kim Kardashian pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me arush

Kim Kardashian është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon imazhe të ndryshme, të cilat marrin vëmendjen e mediave.

Së fundmi, Kardashian ka pozuar gjysmë e zhveshur, ndërsa ka mbuluar pjesën e gjoksit me një arush pellushi.

Fotografinë në fjalë, ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“Mirëmëngjes”, ka qenë përshkrimi i thjeshtë që Kardashian ka lënë sipër fotografisë.

Kujtojmë që në janar të këtij viti, ajo u bë nënë për herë të tretë, pasi një nënë zëvendësuese solli në jetë vajzën e saj, Chikago. /Telegrafi/