Kim Kardashian së fundmi ka dhuruar një shumë parash për të luftuar kundër pandemisë coronavirus.
Përmes rrjeteve sociale ajo u bën thirrje ndjekësve të saj për të qëndruar në shtëpi, pasi që edhe ajo po qëndron larg familjes së saj, shkruan Telegrafi.
Kim përmes një fondi grumbullimi nga kompania e saj e të brendshmeve “Skims” ka arritur të mbledhë një shumë të mirë të parave.
Ndërkaq, përmes rrjetit social Instagram, ajo është shfaqur e zhveshur në pjesën e sipërme, për të reklamuar linjën e saj më të re në bashkëpunim me nënë e saj, Kris Jenner.
Fotografitë janë të realizuara me ngjyra bardh e zi, teksa Kim mban një objekt në dorë për të mbuluar pjesën e mbetur të trupit. Në mbishkrimin e postimit ajo ka paralajmëruar se ditën e nesërme (e mërkurë) do të lansohet linja e re e të brendshmeve. /Telegrafi/