Kim Kardashian pozoi me të brendshme shumë të guximshme të markës “Skims”, në disa fotografi që i ndau me ndjekësit e saj në InstaStory të martën në mbrëmje.
41-vjeçarja kishte veshur një palë sytjena të zeza dhe brekë nga koleksioni i saj për Ditën e Shën Valentinit, shkruan DailyMail.
Kim kishte të veshura një palë sytjena në formë trekëndëshi që kishte rripa të hollë që mezi e mbulonin gjoksin e saj bujar.
Pantallonat e shkurtra në formë të sirenës kishin një mbulesë të vogël në pjesën e përparme, saqë dukej sikur ylli i serialit “KUWTK” ishte në prag të një mosfunksionimi të garderobës.
“Autorja egoiste”, ka shkruar Kardashian në mbishkrimin e fotografive në fjalë, të cilat promovojnë koleksionin e saj të të brendshmëve.
“SKIMS Valentine’s Shop ofrohet tani”, tha ajo teksa shtoi dy emoji të zeza në formë zemre, për t’iu përshtatur ngjyrës së të brendshmeve të saj.
E dashura e Pete Davidson, po bënte ‘selfie’ me telefonin e saj me kamerë në dhomën e zhveshjes së rezidencës së saj në Hidden Hills, e cila vlen rreth 60 milionë dollarë, në Kaliforni, të cilën ajo e ka pasur në pronësi edhe gjatë martesës me reperin Kanye West.
Përpara saj kishte këpucë si dhe një raft rrobash që dukej se ishte bosh.
Pas saj ishte një karrige druri dhe një tavolinë nga i njëjti material. Sipër kishte një shishe “Diet Coke”. Dhe para saj ishte një qilim prej pelushi në të bardhë të hapur, i gjatë deri në fund të murit të pasqyruar që ajo po shikonte.
Trupi i Kimit dukej i jashtëzakonshëm me krahë të tonifikuar dhe një bark të sheshtë si dhe këmbë të tonifikuara. Ajo ka qenë duke punuar me trajneren e saj personale, Melissa Alcantara, gjatë viteve të fundit, gjë që e ka vendosur atë në “formën më të mirë të jetës së saj”, – ka thënë Kim në rrjetet sociale në të kaluarën.
Nëna e katër fëmijëve ngrihet para agimit për të shkuar në palestër. Trajnerja e saj tha në prill: “Orari i saj është i çmendur, dhe i imi është gjithashtu i çmendur, kështu që ne stërvitemi shumë herët në mëngjes në orën 6 të mëngjesit”.
Ato bëjnë kardio dhe ngritin pesha: “85 për qind e stërvitjes sonë është ngritje peshash dhe 15 për qindëshi tjetër përbëhet nga kardio”, shtoi Melissa.
Të mërkurën Kim publikoi më shumë fotografi e veshur me artikuj të markës “Skims”.
Super ylli me flokë të zeza, kishte veshur një bluzë sytjenash në ngjyrë jargavani të lehtë dhe me mëngë të kapura. Ajo kishte veshur edhe pantallona të shkurtra.
Ylli ishte në një aeroplan privat me dy shoqet e saj, bukuroshen bionde Olivia Pierson dhe brunen Natalie Halcro.
Linja e veshjeve të brendshme të markës “Skims”, e cila është në pronësi të Kimit është kthyer në një sukses. Tani kompania vlen 3.2 miliardë dollarë pas raundit të fundit të investimit. /Telegrafi/