Kim Kardashian vazhdon të jetë një prej femrave më të komentuara në mbarë botën.
Paraqitjet e saj në rrjetet sociale bëhen gjithnjë temë e mediave, ndërsa është e njohur kryesisht për postimet e saj provokuese.
E tillë ajo vjen edhe në fotografitë e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Kardashian këtë herë është shfaqur me geta në formë leopardi të mbuluar me material të zi, vetëm në pjesët intime.
Vënia në pah e linjave bëri që Kim të duket edhe më atraktive, ndërsa merrte poza para kamerës.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, do të bëhen prindër për herë të katërt së shpejti, ndërsa fëmijën e tyre do ta sjellë në jetë një nënë surrogate.
Ndërkohë, motra e saj, Kylie Jenner, është shndërruar në personazhin më të përfolur ditëve të fundit, pasi e njëjta u bë miliarderja më e re në botë e vetëshpallur. /Telegrafi/