Kim Kardashian pranoi gjatë një interviste në emisionin e “Jimmy Kimmel” të hënën se ajo po mendon për emrin e fëmijës së saj të katërt.
Ajo ka befasuar opinionin duke thënë se emri më i përafërt që ajo po dëshiron t’ia vendosë djalit të saj është Rob, të njëjtin emër që ka edhe vëllai i saj.
Kim ishte e shoqëruar në këtë emision nga motrat Kourtney, 39 vjeçe dhe Khloe, 34 vjeçe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Kim dhe Kanye West përndryshe janë në pritje të fëmijës së katërt përmes një nëne zëvendësuese.
“Në të vërtetë, unë kam një emër. Isha me të vërtetë duke menduar vetëm për emrin e Robit [vëllait tim]”, ka thënë Kim në emisionin e mbajtur në Las Vegas.
Megjithatë, duke e bërë të qartë se nuk ishte një zgjedhje përfundimtare, Kim pranoi se ajo ishte ‘duke kërkuar emra të djemve armenë’ në natën e së dielës, kjo pasi origjina e saj është nga Armenia.
Kim gjithashtu pranoi se ajo merr sugjerime nga familja e saj e famshme.
Ndërkohë tre fëmijët tjerë të Kimit mbajnë emrat: North, Saint dhe Chikago. /Telegrafi/