Nicki Minaj ka shpërndarë një fotografi ‘të nxehtë’ për kopertinën e revistës “paper” të martën e 14 nëntorit.
Këtë kopertinë ‘të nxehtë’ ajo e ka realizuar me shpresën për ta tejkaluar Kim Kardashianin, shkruan US Magazine, transmeton Telegrafi.
Reperja 34 vjeçare është përfshirë në “Minaj a trois” me tri versione të ndryshme të pamjes së saj në një foto të bërë nga Eden von Unwerth.
Në fotografinë e parë, Minaj është e ulur në qendër dhe shfaqet ‘topless’, në të dytën është një Minaj me bishte biond, teksa mban gjoksin me dy uar. Ndërsa në të tretën, Nicki shfaqet e ulur në një pozicion provokues me gjuhën jashtë.
Nicki Minaj ka publikuar këtë fotografi në Instagram me mbishkrimin “Wanna Minaj?”, duke pasuar nga hashtagu “#breaktheinternet”.
Të njëjtin hashtag më përpara e kishte përdorur Kim Kardashian.
Por kjo e fundit nuk ka zili për Nickin pasi që i ka komentuar në fotografi, duke i shkruar tri ikona emotive të zjarrta. /Telegrafi/