Kim Kardashian, një yll global, së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pozuar me fëmijët e saj.
Kjo është hera e parë që ajo ka arritur t’i sjellë të gjithë së bashku në një imazh të përbashkët – Psalmin, Chicagon, Saintin dhe Northin, ku të gjithë i ka me bashkëshortin Kanye West, me të cilën është martuar që prej vitit 2014.
“Bahamas. Fotot po vijnë! Unë mendova se bërja e një fotografie me tre fëmijë ishte e vështirë. Kjo është pothuajse e pamundur!”, ka shkruar ndër të tjerash zeshkania.
Motra e saj, Khloe Kardashian komentoi në postim, “Sinqerisht, ju jeni perfekt! Familja juaj e bukur! Ju jeni gjithçka për mua”.
Përveç numrit të madh të fotografive që tregojnë trupin e saj, llogaritë e rrjeteve sociale të 38-vjeçares së fundmi ka qenë i mbushur me foto të lezetshme të fëmijëve.
Ndryshe, Kimin do ta shohim në video projekteve të reja televizive gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/