Kim Kardashian është duke kaluar në një kohë mjaft të vështirë.
Kjo krejt ka ndodhur për shkak të marrëdhënies me Kanye West, së cilës i ka ardhur fundi, shkruan Mirror.
Në episodin e fundit të Keeping Up With The Kardashians, Kim ka folur për herë të parë rreth ndarjes me reperin.
Por, ajo çka mori më shumë vëmendje të audiencës ishte një skenë ku ajo shihet në rezidencën e saj.
Bukuroshja brune pretendon se ka shtuar peshë, teksa u drejtohet motrave të saj t’i gjuajnë ushqimet në tualet.
“Dua të shkoj të mbyllem në dhomën time”, u shpreh tutje Kardashian.
Kim dhe Kanye përndryshe ndajnë së bashku katër fëmijë, për të cilët po përkujdesen që të dy. /Telegrafi/