Siç mund ta shihni, Kim – aspak verore në zgjedhjen e saj – preferoi një palë pantallona të gjera lëkurë
Kur mendon ditët e nxehta të verës, sidomos në një situatë kaotike si kjo e fundit, gjëja e parë që të vjen ndërmend janë veshjet e lirshme, të pambukta dhe mundësisht të bardha për të na mbajtur sa më shumë freskët.
Por po flasim për njerëzit e thjeshtë, sepse sigurisht që Kim Kardashian nuk para ka të tilla probleme.
Për të festuar 85-vjetorin e ditëlindjes së gjyshes, Kim veshi një bluzë të mbyllur me mëngë që shkonin deri pranë bërrylit.
Por nëse bluza mund të lejonte depërtimin e ajrit, për shkak të copës me vrima, nuk mund të themi të njëjtën gjë për pantallonat.
Nëse për ne veshjet e lëkurës i takojnë vjeshtës apo dimrit, për Kim-in janë të përshtatshme edhe në verë.
Ajo i kombinoi me një mini-çantë Hermès dhe sandale me taka. /Telegrafi/