Kim Kardashian thotë se imazhi i saj vlen miliona – madje më shumë se 10 milionë dollarë (afro nëntë milionë euro) – dhe kjo është arsyeja pse ajo po hedh në gjyq një aplikacion kozmetike se gjoja po bën xhiron në internet me një fotografi të sajën.
Kim pretendon në padinë e re, të siguruar nga TMZ, se aplikacioni i ashtuquajtur iHandy përdori një fotografi të sajën, të realizuar në vitin 2017 për të promovuar një aplikacion të manipulimit me makijazhin dhe efektet tjera të bukurisë.
Avokati i Kimit u tall me mbrojtjen që aplikacioni iHandy bënë, të cilët u shprehën se nuk e kishin idenë se ishte Kim në fotografinë që ata përdorën.
Padia thotë: “Pohimi i të pandehurës, absurditet, si mbrojtje e pretenduar … se ata nuk e dinin se fotografia e palicencuar, e paautorizuar që ata me vjedhje e shpërdorën me vetëdije të plotë ishte Kim Kardashian West … një nga gratë më të famshme në botë”.
Aplikacioni në fjalë ofron “selfie të përsosura” me bukuri profesionale dhe mjete të retushimit të trupit, duke përfshirë pjesën e fytyrës, fshehjen e rrudhave dhe shumë gjëra të këtij lloji.
Sa i përket asaj se pse ajo po paditë aplikacionin për 10 milionë dollarë plus, në padi thuhet se përfshin koston e licencimit të fotografisë së saj dhe përdorimit të ngjashmërisë së saj.
Ajo gjithashtu dëshiron që ata të ndajnë për të pak nga çdo fitim që ata fituan nga përdorimi i fotografisë së saj. /Telegrafi/