Kim Kardashian po vazhdon të promovojë produktet e reja kozmetike.
Bukuroshja amerikane me prejardhje armene në bashkëpunim me “make-up” artistin, Mario Dedivanovic, kanë sjell një numër të produkteve që kanë të bëjnë me fytyrën dhe trupin e njeriut.
Ditëve e fundit nuk ka zgjedhur mënyrë që të jetë në qendër të vëmendjes bashkëshortja e reperit amerikan, Kanye West.
Ajo tani ka bërë një fotografi për kortezhi teksa shihet lakuriq e shtrirë në një tavolinë ndërsa gjoksin e mbulon me dorën e majtë.
Këto imazhe të reja i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram gjersa janë në kuadër të një fushate reklamuese për produktet.
Ndryshe, 37-vjeçarja ka paralajmëruar edhe imazhe të tjera që do të sjell gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/