Kim Kardashian nuk ka pasur pothuajse asnjë ditë pushim nga puna në biznesin e saj.
Derisa 40-vjeçarja shpenzoi Ditën e të Dashuruarve pa Kanye West, pozat në rrjete social nuk kanë të ndalur nga ana e saj, shkruan Daily Mail.
Kështu, Kim ka vendosur që të publikojë disa fotografi në Instagram, që morën komente të shumta nga ndjekësit.
Bukuroshja brune është shfaqur e veshur me të brendshme, teksa nuk ka lënë pa theksuar edhe tiparet e bujshme trupore.
Vlen të përmendet se pushimet kohëve të fundit ajo qenë duke i shpenzuar vetëm me fëmijë, por pa Kanye West.
Kujtojmë se Kardashian dhe West kanë krisje në marrëdhënien e tyre, kurse divorci është mëse i pritur prej tyre. /Telegrafi/