Kim Kardashian West po qëndron e krantinuar ashtu si të gjithë yjet e Hollywoodit.
Ajo dhe e gjithë familja e saj, Kardashian-Jenner ndodhen në Calabasas, aty ku po qëndrojnë secili në karantinë me familjet respektive.
Kim së fundmi në një lidhje direkte për emisionin “The View”, tregoi për vështirësitë e të qëndruarit e izoluar me fëmijët në këto ditë karantine.
Nëna e katër fëmijëve, North gjashtë vjeçe, Saint katër vjeç, Chicago dy vjeçe dhe Psalmi 11 muajsh, thotë se e ka humbur thuajse fare fijen gjatë këtyre ditëve.
Sipas saj, të kujdesesh për katër fëmijë në moshën shtatë vjeç në këto kushte izolimi, është ngarkesë e madhe.
“Të qëndrosh në shtëpi me katër fëmijë…Nëse për një çast mendova se mund të doja dhe një fëmijë tjetër kjo s’ka shans të ndodhë më. Eshtë shumë e vështirë, shumë”, ka thënë Kim gjatë lidhjes direkte me emisionin “The View”.
E ngacmuar nga moderatorët se nëse do të pranonte të bënte një fëmijë të pestë, Kim Kardashian e eleminoi tërësisht si ide. /Telegrafi/