Telegrafi

Kim Kardashian nuk ndihet mirë: Qaj çdo ditë sepse i kam të pasmet shumë të mëdha

Kim Kardashian është një prej yjeve më të përfolura të shoubizit ndërkombëtar.

Natyrisht, jo për ndonjë talent të caktuar të saj, por për të pasmet e saj mbreslënëse, Kim gjithnjë rrëmben vëmendjen.

Kim gjithnjë është aktive edhe në serialin e saj “Keeping Up With The Kardashians”, ku bukuroshja çuditi me pohimet e saj.

Ajo nuk ndihet mirë për shkak të të pasmeve të mëdha. Madje thotë se qan çdo ditë.

“Unë qaj çdo ditë sepse i kam të mëdha”, u shpreh Kimi.

Bukuroshja me origjinë nga Armenia gjithnjë provokon me foto të ndryshme. /Telegrafi/