Telegrafi

Kim Kardashian nuk mund ta besojë ende suksesin dhjetëvjeçar të familjes së saj

Disenjatorja dhe ylli televiziv, nëna e tri fëmijëve, Kim Kardashian, ka pranuar se ajo është e shokuar nga suksesi i saj.

Bukuroshja 37 vjeçarja u bë e njohur në vitin 2007 pas një video pornografike që shfaqi atë dhe ish të dashurin Ray J.

Ajo ka arritur që të kapitalizojë nga kjo ngjarje e keqe në jetën e saj duke filluar një ‘reality shou’ që është shndërruar në më të preferuarin e amerikanëve, “Keeping Up with the Kardashians”.

(Foto: Getty Images)

Prej asaj kohe ajo është bërë një prej njerëzve më të famshëm në botë, por ajo ka pranuar se nuk ka besuar se do të jetë në skenën televizive për më shumë se dy vjet.

“Kam menduar se do të kem sukses me një dyqan të veshjeve. Nuk kam menduar se televizioni do të mund të shkonte më shumë se dy sezone. Më pas gjërat ndodhnin, nëna ime dhe unë ishim aq të entuziazmuara”, potencoi Kim.

Foto: E!

Ajo shfaqet në këtë emision përkrah familjes së saj të ngushtë, e cila përfshinë nënën Kris Jenner dhe motrat Kourtney e Khloe.

Të gjitha kanë shkuar në nivele të ndryshme të suskesit, ndoshta Kylie është më e suksesshmja e cila me 19 vjet tashmë është një manjate e biznesit të kozmetikës dhe bukurisë, biznes ky multi milionësh.

Foto: Pap Nation

Por, përkundër suksesit të madh, bukuroshja brunte pranon se ajo dhe familja e saj kanë bërë gabime të shumta përgjatë viteve.

“Ne nuk e dinim se çka po fillonim, por ne e kemi ditur se jemi së bashku në këtë. Ne definitivisht kemi bërë kaq shuëm gabime. Së pari, ne do të ishim involvuar në çka do. Por, kjo na ndihmoi që të shkojmë më lart, të lansojmë një brend të bukurisë dhe të financojmë të gjitha këto iniciativa”, u shpreh Kim për Vogue Inida.

/Telegrafi/