Kim Kardashian po i lë pak vend imagjinatës me fotot e saj të fundit me bikini.
Të martën, ylli i “The Kardashians”, 42 vjeç, ndau fotot e saj më të fundit me rroba banjë në llogarinë e saj në Instagram.
Nëna e katër fëmijëve kishte veshur një palë bikini të zeza dhe me printe gjarpëri.
“Rrezikon dhe do të merrni”, shkroi Kim në mbishkrimin e fotove.
Për fotosesionin e saj të fundit, Kardashian pozoi ulur në një karrige, teksa sfondi i saj përfshinte palma dhe një pamje të bukur të oqeanit.
Kardashian nuk është shmangur nga postimi i fotove të saj me bikini këtë verë.
Në fillim të këtij muaji, avokatja e ardhshme pozoi me një palë bikini të kaltra në një fotosesion elegant të postuar në Instagram.
Përveç disa ditëve pushim, ajo po balancon edhe kalimin e kohës me fëmijët e saj.
Të dielën, ylli televiziv ndau një video të TikTok ku ajo piqte byrekë me mollë me vajzën North dhe një nga miqtë e saj.
Ndryshe, Kim raportohet se aktualisht është beqare pas një romance disa mujore me Pete Davidson.
Ditë të fundit u pretendua se Kim kishte flirtuar me Tom Bradyn gjatë një feste në Hamptons, por asnjëherë palë nuk i kanë komentuar ende këto thashetheme. /Telegrafi/