Super ylli Kim Kardashian vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në media.
Ajo kësaj radhe mori vëmendjen e të gjithëve me një fotografi ‘të nxehtë’ të publikuar në rrjetin social Instagram.
Kim është shfaqur duke pozuar para pasqyrës vetëm në bikini, gjersa vinte në pah të pasmet e saj atraktive.
Këtë imazh, ajo e ka realizuar për të promovuar linjën e re të buzëkuqëve, të realizuar në bashkëpunim me grimerin e saj, Mario Dedivanovic.
“Duke u përgatitur këtë mëngjes me buzët e mia të reja nga marka Kim Kardashian West dhe Mario”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta shquhet për linjat e saj atraktive, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë asnjëherë. /Telegrafi/