Telegrafi

Kim Kardashian ngre dolli me stafin pas xhirimit të episodit të fundit të “Keeping Up with the Kardashians”

Kim Kardashian aktualisht po mbyll serialin me disa kapituj të mëdhenj në jetën e saj.

Ylli thuhet se po përgatitet të divorcohet nga Kanye West, ndërsa i jep lamtumirën shfaqjes së saj të “Keeping Up with the Kardashians”.

Ajo ngreu një dolli me ekipin e “KUWTK” të premten, pasi xhiruan episodin e fundit të tyre – të serialit i cili nisi transmetimin që nga viti 2007, shkruan DailyMail.

40-vjeçarja u shfaq në një video në Instagram, me mbishkrimin: “20 Sezonet. 14 vjet Bibla, nuk mund të besojmë se sot është dita e fundit e xhirimeve për #KUWTK. Sezoni përfundimtar do të vijë së shpejti në E!”.

Ajo u ul në oborrin e shtëpisë së saj me një filxhan plastik me shampanjë në dorë, duke iu drejtuar fansave të saj: “Hej djema, ne sapo përfunduam xhirimet përgjithmonë … si përgjithmonë, kurrë. Janë bërë. Ne kurrë nuk jemi duke xhiruar më. A është kaq çmenduri?”.

“Kështu që, ne po pimë me ekipin në oborrin e shtëpisë time, duke u shoqëruar. Brohoritje për … Unë nuk e di, 15 vjet, 20 sezone të çmendurisë dhe shumë dashuri”, shtoi Kim.

Ajo gjithashtu tregoi disa ambiente të lezetshme në drekën e tyre të fundit, pjata e secilit anëtar të familjes përmbante një gatim të zbukuruar me fytyrën e tyre.

Kjo paraqitje e saj vjen pas raportimeve se Kim po ndahet nga burri i saj, reperi Kanye West, 43 vjeçar, pas gjashtë vjet martese.

Një burim i tha US Weekly se Kanye është xheloz për kohën që po kalon me katër fëmijët e tyre: “Kanye është xheloz për kohën që Kim i ka kushtuar reformës në burg dhe fëmijëve. Kanye donte që familja të transferohej në Wyoming me kohë të plotë”.

Ata gjithashtu thanë se megjithëse çifti ka punuar për martesën e tyre në këshillim, ata ‘nuk kanë pasur një seancë të përbashkët me njëri-tjetrin’. /Telegrafi/