Telegrafi

Kim Kardashian në gjyq, probleme me linjën e parfumit

Kardashianët nuk janë të panjohur me paditë dhe duket se Kim është synimi i fundit.

Ylli i realitety shou kohët e fundit nxori në shitje një parfum të ri të quajtur “Vibes” dhe tani është paditur për gjoja vjedhje të logos nga një kompani tjetër.

Aroma e Kimit “KKW” vjen në një shishe të zezë të formuar si një flluskë me fjalën “Viber” të shkruar brenda.

Vibes Media, një kompani e marketingu me bazë në Chicago, ka paditur manjaten e bukurisë për përdorimin e emrit dhe logos në mënyrë paautorizuar, raporton TMZ.

Ata po kërkojnë dëmshpërblim dhe dëshirojnë që të gjitha parfumet “Vibes” të shkatërrohen.

Kim u akuzua më parë për vjedhjen e frymëzimit për shishen e parfumit “Body” të KKW.

Dizajni u bë për t’u dukur si një bust i zhveshur të Kardashian, por kritikët ishin të shpejtë për të treguar ngjashmërinë me klasikun e Jean Paul Gaultier, i cili kishte dal në shitje në vitin 1993. /Telegrafi/