Telegrafi

Kim Kardashian me bikini gatuan në kuzhinë

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kim Kardashian është një ndër ato personazhet, e cila rrëmben gjithmonë vëmendjen e mediave rozë.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Në të shumtën e rasteve janë imazhet provokuese ato që e bëjnë të përfolur, ngase vet 37-vjeçarja, nuk kursehet fare në këtë drejtim.

Në një nga fotografitë e fundit të hedhur në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Kim shfaqet mjaft provokuese e veshur me bikini.

Ajo ndodhej në shtëpinë e saj, teksa edhe pse ishte vetëm me bikini, ajo ishte duke gatuar diçka.

Në fotografi, Kim shfaqet duke shijuar një lugë me krem çokollate, që duket të ketë qenë një nga përbërësit e ëmbëlsirës të cilën po e gatuante.

Ajo ishte shumë e përfolur këto ditë, veçanërisht edhe për një nga deklaratat që bëri në spektaklin e Jimmy Fallon, “The late show”, ku tregoi se kishte qenë nudo njëherë kur presidenti i ShBA-ve e kishte telefonuar atë. /Telegrafi/