Ajo është duke qëndruar larg bashkëshortit të saj, Kanye West, pas rikthimit në shtëpinë e saj në Los Angeles, dhe shihet se Kim Kardashian ka kujtuar udhëtimin e fundit në Wyoming.
Ylli 39 vjeçar publikoi një fotografi të vetes të mërkurën, në të cilën vuri në pah figurën e bujshme trupore.
Kim iu bashkua Kanye (43 vjeçar) në Wyoming për ‘Shërbesën e tij të së dielës’, ndërkohë Kanye ndau një video të vetes me yllin e “Keeping Up With the Kardashians” duke i dhuruar një puthje.
Në videon e ndarë në Twitter, Kim vrapon nga West dhe dyshja më pas shfaqen duke u përqafuar me njëri-tjetrin.
Përkundër udhëtimit të tyre familjar në Republikën Domenikane, reperi aktualisht është në fermën e tij në Wyoming.
Fëmijët, North, shtatë vjeçe, Saint, 4, Chicago, 2, dhe Psalm 15 muajsh raportohet se janë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tyre, Kim, 39 vjeçe, derisa Kanye është në wyoming sepse është ‘vendi ku ai dëshiron të jetojë’.
Një burim pranë People tregon se ‘Kim është e lumtur me rikthimin në Los Angeles’, duke thënë se është shumë e vështirë të udhëtosh me katër fëmijët.
“Kim është duke punuar që lidhja e tyre të funksionojë. Ajo është e qetë për planet e së ardhmes, por tani duket se është mirë me Kanye”, tha burimi.
Sidoqoftë, një tjetër burim pranë çiftit theksoi “se ata kurrë nuk kishin jetuar të ndarë. Ai po punon në Wyoming dhe Kim në Los Angeles. Ata janë të fokusuar më shumë në familje tani”. /Telegrafi/