Telegrafi

Kim Kardashian ndan një fotografi të katër fëmijëve të saj: E gjithë zemra ime

Kim Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)

Para dy ditësh, Kim Kardashian kishte ndarë një fotografi të sajën dhe të burrit Kanye West në një darkë në Londër në vitin 2012, përmes së cilës tregoi se ishte shtatzënë me vajzën North.

Tetë vite më vonë, sipërmarrësja dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ndau një fotografi të ëmbël të katër fëmijëve të saj: North, gjashtë, Saint, katër, Chicago, dy dhe Psalm, 13 muajsh.

Kim, e cila realizoi fotografinë në kopshtin e saj në shtëpi, shkroi: “E gjithë zemra ime”.

Katër fëmijët e Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Në imazhin që Kardashian postoi në Instagramin e saj të mërkurën pasdite, North shkëlqente para kamerës ndërsa kishte mbërthyer vëllanë e vogël, Psalm.

Lexo po ashtu Kim Kardashian me urim të përzemërt për Kanye West në ditëlindjen e tij të 43-të

Saint dukej i mahnitshëm me stilin e veçantë të flokëve dhe prapa tij Chicago po ashtu u shfaq me stil unik të flokëve e veshur tërësisht në gri.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Fotografia e fëmijëve vjen dy ditë pasi Kim, 39-vjeçare, festoi ditëlindjen e 43-të të burrit të saj, Kanye West, ku ajo ndau një histori për atë që ndodhi kur ishte shtatzënë me North.

Bukuroshja brune postoi një fotografi të saj dhe Kanye ulur së bashku në një restorant në Londër në vitin 2012.

Dyshja e famshme muajin e kaluar po ashtu festuan edhe gjashtë vjetorin e martesës së tyre. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Instagram)