Telegrafi

Kim Kardashian ndan fotografi nga martesa e saj me Kanye West – por ai nuk është në asnjërën prej tyre

Kim Kardashian ka ndarë një seri fotografish nga dasma e saj me Kanye West, por ai nuk ishte prezent në asnjërën prej imazheve.

Martesa e këtij çifti besohet të jetë ‘akoma në krizë’ pasi reperi u tha fansave se ai ishte përpjekur të divorcohej nga Kim për dy vjet radhazi.

Kim, 39 vjeçare, ende nuk ka përmendur ndonjë nga thashethemet e divorcit të cilat vazhdojnë të jenë akoma në vëmendje, por mbrëmë ajo postoi disa pamje nga martesa e tyre në vitin 2014 në Firence, Itali.

Kim Kardashian ndan imazhe nga martesa e saj me Kanye West (Foto: Instagram)

Martesa e dyshes ka qenë në vëzhgim që nga fjalimi i Kanye në një tubim të fushatës presidenciale dhe Kim më vonë u tha fansave se burri i saj është bipolar.

Ai shpërtheu në lot ndërsa i tha turmës se gruaja e tij kishte menduar të abortonte vajzën e tyre, North pasi zbuloi se ishte shtatzënë.

Reperi më vonë u përplas me yllin e “Keeping Up with the Kardashians” në Twitter, duke pretenduar se ai ishte përpjekur të ndahej me të që kur Kim u takua në një hotel me Meek Mill.

Kim Kardashian ndan imazhe nga martesa e saj me Kanye West (Foto: Instagram)

Që atëherë Kim e ka vizituar Kanye në Wymoning dhe është fotografuar duke qarë gjatë një bisede të tensionuar me të.

“Ajo fluturoi në Cody për t’i thënë reperit se martesa e tyre ka përfunduar dhe për t’i thënë lamtumirë atij”, ka thënë një burim për People.

Kim Kardashian ndan imazhe nga martesa e saj me Kanye West (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, Kim thuhet se mbetet e shqetësuar për të lënë burrin e saj dhe për t’i rritur e vetme katër fëmijët. /Telegrafi/